E rëndë: Vdes në rrethana të dyshimta një 5-vjeçar në Fushë Kosovë
Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, më 21 tetor 2022, në orët e para të mëngjesit, ka vdekur një fëmijë i moshës pesëvjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie.
Fëmija ka vdekur në shtëpi derisa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, meqë ende s’dihet shkaku i vdekjes.
Trupi, me vendim të prokurorit, është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor për obduksion.
“Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.