E rëndë: Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, njëri dërgohet në mbajtje
Një rast i rëndë ka ndodhur në komunën e Deçanit, pasi dy vëllezër dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht prindërit e tyre.
Njëri nga prindërit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, njëri nga vëllezërit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
“DHUNË NË FAMILJE / SULM Deçan, 30.07.2026 – 18:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj viktimave – prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë