E rëndë në Mitrovicë: 12-vjeçarja dyshohet se u rrah nga një 18-vjeçare - NACIONALE

E rëndë në Mitrovicë: 12-vjeçarja dyshohet se u rrah nga një 18-vjeçare

13 orë më parë

nga NACIONALE

Një rast i rëndë i dhunës ndaj një të miture është raportuar në Mitrovicë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Mitropol, një vajzë 12-vjeçare shihet teksa sulmohet fizikisht nga një 18-vjeçare, e cila raportohet se është nga Prizreni.

Në videon e publikuar dëgjohet gjithashtu një vajzë tjetër duke bërë kërcënime, ndërsa e mitura ndodhet në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar në incident dhe as nëse rasti është raportuar apo po hetohet nga autoritetet kompetente.

Lajme të ngjashme