E quajti “redaktore të lajmeve” Bajramin, por edhe Muratit iu botua shkrimi në media në të njëjtën formë
Hekuran Murati, Ministër i Financave, provoi dorën të tallej dhe të sulmonte median “Ekonomia Online” se i kanë botuar shkrimin pa asnjë ndërhyrje deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
Del që edhe vetë Muratit i janë botuar shkrime në të njëjtën formë, që, sipas logjikës së Muratit, do të duhej t’ia uronte edhe vetes punën e re si “redaktor i lajmeve”.

