E priti si Gegën sot, por e la më pas pa punë: Edi Rama dhe kampionët në videon 1 minutëshe
Kryeministri Edi Rama sot e priti me një ceremoni të nderimit atleten kampione të Evropës, Luiza Gega. Një pritje në aeorport, ai ia kishte bërë edhe peshëngritësit Ilir Suli, gjatë kohës kur vetë ishte ministër i Kulturës dhe Sportit.
Ilir Suli, atë kohë, sapo ishte shpallur nënkampion bote në shtangë.
Por 20 vite pas, Suli në një intervistë televizive ishte shprehur i zhgënjyer nga politikanët, e madje u kishte bërë thirrje të rinjve që të largohen sa më shpejt nga Shqipëria.
Videon e ka publikuar prezantuesi i lajmeve, Bled Marku, i cili ka thënë se “të lan e të lyen, kur i duhesh për 3 foto”, duke iu referuar kështu ramës.
“Te lan e te lyen kur i duhesh per 3 foto. Kaq rendesi ka gjithkush per te. Neser ..... Kalova kalin, te dhjefsha lumin (....)”, ka shkruar ai.
Ndryshe, të martën Luiza Gega është pritur me një ceremoni nderimi pas shpalljes së saj kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa.
Ajo është vlerësuar me titullin më të lartë të “Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike”, që iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama pas një fjalimi mirënjohje dhe vlerësimi për të gjitha sakrificat e Gegës për të ngritur lart flamurin shqiptar.