E pëlqeu videon e Kurtit, gjyqtari Maliqi thotë “bën vaki” e kanë bërë fëmijët - NACIONALE

E pëlqeu videon e Kurtit, gjyqtari Maliqi thotë “bën vaki” e kanë bërë fëmijët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Naser Maliqi, gjykatës në Gjykatën Themelore në Gjilan, përmes llogarisë së tij në Facebook e ka pëlqyer një video të kryeministrit Albin Kurti.

I kontaktuar nga Betimi për Drejtësi, Maliqi ka deklaruar se nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Madje, ai ka përmendur edhe fëmijët të cilët kanë mundur ta pëlqejnë.

Jo, jo, s’di as nuk i këqyri këto sene. Bon vaki e kam lanë çelë, e kanë marrë fëmija e kanë këqyrë aty…”, tha Maliqi.

Tutje, Maliqi theksoi se atë “like” nuk e ka bërë me vetëdije.

“Jo, jo çfarë”, përfundoi Maliqi.

Lajme të ngjashme