E papritur: Haki Abazi sulmon "logjikën militanteske" - NACIONALE

E papritur: Haki Abazi sulmon "logjikën militanteske"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk pritej nga ai, por ja që edhe gjërat më të paparashikuara bëhen realitet.

Haki Abazi ka kritikuar militantët. Sjellja e përshkruar dhe denoncuar nga z. Abazi është e zakontë për militantët e të gjitha partive poltiike në Kosovë.

Sulmet 'ad hominem' për tema politike, bëhen zakonisht prej tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Abazi ka thënë se diversiteti i mendimit bazuar në fakte dhe me qëllime progresiste, e pasuron edhe e mban gjallë demokracinë.

"Heshtja nuk është pjesë e demokracisë, ndërsa diversiteti i mendimit bazuar në fakte dhe me qëllime progresiste, e pasuron dhe e mbanë gjallë demokracinë si kulturë e veprim dhe avancon interesin publik!Në anën tjetër, lufta speciale për të deformuar të vërtetën, si sulm në nivel personal dhe me qëllim eliminimin e mendimit politik ndryshe, është forma më e ulët e sulmit kundër personit dhe vlerave, por edhe paraqet ligështi në ballafaqim, e për pasojë e mbyt fluiditetin e idesë dhe mendimit kritik duke promovuar e afirmuar konceptin e “useful idiots”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Haki Abazi është njëri nga emrat e lakuar për t'u larguar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme