E pakonfirmuar: Raportohet se është tërhequr tërësisht “projektligji për pagë minimale” - NACIONALE

E pakonfirmuar: Raportohet se është tërhequr tërësisht “projektligji për pagë minimale”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali Indeksonline raporton se pushteti e ka tërhequr projektligjin për pagën minimale që parashihte të rriste këtë pagë nga 170 euro në 250 euro neto.

Për këtë lajm ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Qeveria e Kosovës e ka në plan që në diskutimin e ri paga minimale të jetë më e madhe se 300 euro.” shkruhet në këtë raportim.

Shqyrtimi i këtij projektligji të pagës minimale ishte paraparë në seancën plenare që do të mbahej nesër më 13 korrik në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme