E mori një grua për të bashkëjetuar, arrestohet një burrë për dhunim në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet për dhunim në Obiliq.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari kishte marrë një grua dhe dërguar në shtëpi për të bashkëjetuar me të.
Ndërkaq, gjatë intervistimit viktima ka thënë se ka shkuar me dëshirë për të bashëkjetuar me të dyshuarin.
Raporti i plotë:
DHUNIM
Obiliq, 14.11.2023-19:25.Është arrestuar i dyshuari mashkull ashkali pasi që i njëjti e kishte marrë viktimën femër ashkalike dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij me qëllim për të bashkëjetuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima e lartcekur dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se me vet dëshirë kishte shkuar me të dyshuarin për të bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me pëlqimin e saj është kthyer të familja e saj.