E mitura në Prishtinë godet me veturë një këmbësore - NACIONALE

E mitura në Prishtinë godet me veturë një këmbësore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur me veturë nga një e mitur në trotuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Raporti i plotë:

Prishtinë 08.10.2022. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme