‘E mbron vendin deri në sakrificë’: Arben Vitia e nis tubimin e LVV-së me lëvdata të mëdha për Kurtin - NACIONALE

‘E mbron vendin deri në sakrificë’: Arben Vitia e nis tubimin e LVV-së me lëvdata të mëdha për Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia ka hapur tubimin e këtij subjekti, ku Albin Kurti pritet të paraqesë platformen e tij për drejtimin e partisë.

Vitia para të pranishmëve, i ka thurur lëvdata liderit të partisë, i cili përveç tre viteve, e ka udhëhequr këtë subjekt që nga formimi para gati dy dekadave.

Ai ka thënë se emri i Kurtit është i lidhur ngushtë me vendosmërinë e dashurinë, për qytetarët e Republikën e Kosovës.

“Në gjithë këto vite, por jo vetëm, emri i tij çdo herë është lidhur ngushtë me vendosmërinë, punën e palodhshme, zellin, dashurinë dhe drejtësinë për secilin dhe në veçanti, për qytetarët dhe Republikën”, ka thënë Vitia.

Mes tjerash, ish-ministri i Qeverisë Kurti tha se shefi i tij partiak, është i palëkundur për të mbrojtur qytetarët e vendin, deri në sakrificë.

“Në gjithë këto vite, por jo vetëm, emri i tij çdo herë është lidhur ngushtë me vendosmërinë, punën e palodhshme, zellin, dashurinë dhe drejtësinë për secilin dhe në veçanti, për qytetarët dhe Republikën”, ka thënë Vitia.

Vlen të përmendet se Kurti, deri më tani është i vetmi kandidat për ta drejtuar LVV-në.

Zgjedhjet e brendshme në këtë parti jaëm përcjellur me “eliminime” të shumta, ku shumë kanidate janë larguar nga gara për shkak që t’u hapet rrugë të tjerëve.

Lajme të ngjashme