“E ligjshme po, ama edhe e nxituar”: Rucker flet rreth çështjes së dinarit
Për që vendimi për të shtrënguar sovranitetin monetar rreth çështjes së heqjes së dinarit si mjet pagese është “i ligjshëm”, ish-Përfaqësuesi Sçecial i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, Joachim Rucker, nuk e ka asnjë dyshim. Sidoqoftë “politikisht”, thotë ai, “është vendim i nxituar”.
“Mendoj se u prezantua paksa me nxitim, nuk dyshoj se mund të jetë e ligjshme, por mendoj se politikisht ju duhet t'u jepni njerëzve më shumë kohë për t'u përshtatur me një ndryshim të tillë”, tha Rucker në një intervistë për Kosovapress.
Rucker pesë ditë më parë u takua me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i shoqëruar nga ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.