E konfirmuar: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor - NACIONALE

E konfirmuar: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është konfirmuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend dite të grupit punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian, me datën 13 tetor.

Sekretariati i Këshillit të BE-së dje ka bërë publike agjendën e 12 dhe 13 tetorit të Grupit Punues për Viza, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel.

“Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Lajme të ngjashme