E konfirmon trajneri i ri i PSG-së: Neymar është në planet e mia - NACIONALE

E konfirmon trajneri i ri i PSG-së: Neymar është në planet e mia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i ri i Paris Saint German, Christophe Galtier ka konfirmuar se ylli i skuadrës Neymar është në planet e tij.

Ka raportime të vazhdueshme që brazilianit i është 'treguar dera', mirëpo Galtier tani thotë se e ka anësorin në sulm.

"Dua që Neymar të qëndroj këtu me ne. Është lojtar i klasit botëror, të gjithë trajnerët në botë do të donin lojtar të tillë".

"I kam idetë e qarta për Neymar këtu te PSG", nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme