E konfirmon Bedri Hamza: Janë ekzekutuar nga 2500 euro për familjet e qytetarët e prekur nga vërshimet në Mitrovicë
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se janë ekzekutuar pagesat prej 2500 euro për familjet dhe qytetarët e prekur nga vërshimet para disa muajve.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ishin ndarë gjysmë milionë euro për kompenzimin e dëmeve nga vërshimet.
“Sot, dua të ju informoj se pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t'i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Para pak kohësh, Mitrovica jonë ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme nga vërshimet që kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në shumë pjesë të qytetit.
Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro për kompenzimin e këtyre dëmeve.
Sot, dua të ju informoj se pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t'i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre.