E konfirmon Abdixhiku: Osmani bartëse e listës dhe kandidate për presidente, unë kandidat për kryeministër
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie se Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës.
Ndërkaq, ai do të jetë kandidat për kryeministër.
“Po bashkohemi rreth LDK-së, po e bashkojmë energjinë tone politike, në një listë të përbashkët garuese. Këtë të martë në takimin e kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve kam shtruar propozimin për një listë bashkuese.
Me këtë propozim kam propozuar garim të përbashkët për president dhe kryeministër. Kam propozuar që LDK-së të garojë me Vjosa Osmanin si candidate për presidente të Republikës, dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore, dhe me mua, kryetarin e LDK-së, si kandidat për kryeministër”, ka thënë Abdixhiku.