E kishte kërcënuar me privim nga jeta Ganimete Musliun, dënohet veç me 400 euro - NACIONALE

E kishte kërcënuar me privim nga jeta Ganimete Musliun, dënohet veç me 400 euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja Ganimete Musliu, pati informuar se ishte kërcënuar me privim nga jeta nga një qytetar. Edhe pse kërcënimi ishte me privim nga jeta, Gjykata kërcënuesin e ka dënuar veç me 400 euro dënim me gjobë.

Sipas Aktgjykimit të cilin e ka siguruar Gazeta Nacionale, kërcënuesi Pal Radi është fajtor sepse më 01.12.2022 rreth orës 17:00 në Prishtinë me qëllim të frikësimit ose shkatimit të ankthit e ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarën, deputeten Gnaimete Musliu.

“Edhe ty me të vra” – kishte komentuar kërcënuesi Radi, në një postim avokues të Musliut në lidhje me vrasjen e grave, dhe përgjegjësisë së institucioneve.

Dokument:

Lajme të ngjashme