E kërcënoi Haradinajn me plumb, Mehmetaj tregon emrin e përkrahësit të VV-së: Për një koment të tillë ndaj Kurtit u pat aktivizu krejt shteti - NACIONALE

E kërcënoi Haradinajn me plumb, Mehmetaj tregon emrin e përkrahësit të VV-së: Për një koment të tillë ndaj Kurtit u pat aktivizu krejt shteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Lirim Mehmetaj ka publikuar komentin e një përkrahësi të VV-së, i cili e ka sharë dhe kërcënuar me plumb liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një video të RTV Dukagjinit, Shpat Sokoli, ka shkruar se ish-kryeministri i Kosovës e meriton plumb në ballë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka shkruar se për një koment të tillë ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte aktivizuar i gjithë aparati shtetëror.

“Për një qesi komenti në rrjete sociale u pat aktivizu krejt aparati shtetëror i Kosovës edhe e patën cilësu si atentat ndaj kryeministrit. Albin Kurti jepke prononcime për rastin dhe tregonte se a po ndjehet i rrezikuar. Simpatizantët e Kurtit, apo më mirë thënë pasardhësit e sistemit të Mehmet Locit, sot hapur e pa telashe i thonë ish komandantit të UÇK-së “ta q*ft nanen krejt Serbia”. “E meriton plumb”, po i thotë. Jepni sa të mundeni, jeni kthy në pushtet prapë. Pse jo”, ka shkruar Mehmetaj.

Profili i Shpat Sokolit në “Facebook” duket real. Nga postimet e tij, duket se ai është një përkrahës i madh VV-së.

Lajme të ngjashme