E kënaqi me sindikatat e punëtorëve publikë, Kurti kërkon "promovimin" e sindikalizmit të sektorit privat - NACIONALE

E kënaqi me sindikatat e punëtorëve publikë, Kurti kërkon "promovimin" e sindikalizmit të sektorit privat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tubimin ku shpalosi platformën e tij për kryetar të partisë, ka thënë se një ndër pikat e programit të tij është edhe “promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat” teksa në anë tjetër, po hahet çdo ditë me sindikatën e Arsimit (SBASHK) dhe sindikatat të tjera të sektorit publikë.

Kurti në fjalimin e tij, ka thënë se do të bëjnë çmos si VV që të promovojnë sindikalizmin në radhët e punëtorëve privat, aty ku sipas Kurti, shypja është brutale.

Si Lëvizje duhet të bëjmë më shumë në promovimin e sindikalizmit në radhët e punëtorëve të sektorit privat, aty ku shtypja është më brutale. Aktivistë tanë të talentuar duhet të angazhohen në përhapjen e ungjillit sindikalist te punëtoria e sektorit privat.

Ndërkohë, Kryeministrit Kurti nuk po gjen gjuhë të përbashkët me sindikatat dhe as nuk po zhvillon dialogun social ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatave zgjedhore.

Gjithashtu, Kurti në tubimin e VV-së, ka thënë se punëtori nuk është as mall e as hamall.”.

Në vendin e punës njeriu duhet ta ngrisë veten dhe shoqërinë. Të krijojë marrëdhënie solidare dhe të dinjitetshme me punëtorët e tjerë dhe jo konkurrencë deri në luftë për mbijetesë. Të jetë njeri punëtor, por edhe të jetë njeri duke qenë punëtor. Të mos i merren frytet e punës dhe as raportet njerëzore me të tjerët. Nuk mund të jenë rezultatet, frytet dhe meritat të pronarit e menaxherit, kurse kostoja e jetës si banimi, shkollimi, arsimimi e shëndetësia, përgjegjësi e vetë punëtorit. Në punë punëtori edhe merr pjesë në betejën për të drejtat e punëtorëve, e për drejtësi, barazi e për liri, e këtë për gjithë shoqërinë. Vendi i punës nuk duhet të varet nga vullneti a dëshira e menaxherit, profiti i pronarit apo fluktuimet në treg. Punëtori duhet të paguhet sa më shumë për punën që bën, e jo fare pak vetëm aq sa të vie edhe nesër në punë. Punëtori nuk është as mall e as hamall.”, thuhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme