“E kemi ulur o Rifat”: Ministër Peci replikon me qytetarë në Facebook - NACIONALE

“E kemi ulur o Rifat”: Ministër Peci replikon me qytetarë në Facebook

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka replikuar me qytetarë në Facebook, në shkrimin e tij kur tregonte se cilat produkte bujqësore do të subvencionohen dhe me nga sa euro.

Në këtë shkrim, Peci ka pranuar qindra komente nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë pyetur ministrin për punën e subvencioneve dhe për derte të tjera të tyre.

Një qytetar ka kërkuar nga ministri Peci që të ulet pragu për subvencionimin e grurit.

I mënjëherëshëm ka qenë reagimi i Pecit, duke ia kthyer komentin.

Rifat Berisha e kemi ulur o Rifat”, iu përgjigj Peci.

Një tjetër e pyeti ministrin për kompensimin e dëmeve nga reshjet e shiut në Komunën Rahovecit.

Edhe në këtë rast Peci pati një përgjigje.

Çdo pune qe varet nga portofolio e Ministrise se Bujqesise ka me u kry, se ndryshe sbën. Mirepo, punët e komunave nuk mundemi me ju kry. As Ministri ska pergjegjesi e kopetence me ba foto e faktu çdo dëm të shkaktuar në teren. Unë jam përgjegjës për menaxhimin financiar në Ministri, që nënkupton që duhet të angazhohemi që asnjë pagesë të mos procedohet pa e faktu. Jane ceshtje ligjore e procedurave te definuara qartë.”, ia ktheu ai.

Peci kohëve të fundit është treguar komunikativ me përcjëllësit e tij në faqen në Facebook.

Kujtojmë se javë më parë ministër Peci në një kafeteri ishte parë derisa rrinte indiferent ndaj largimit të dhunshëm të një vajze të mitur nga lokali.

Lajme të ngjashme