E katërta herë: Deputetët edhe sot tentojnë konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore - NACIONALE

E katërta herë: Deputetët edhe sot tentojnë konstituimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë komisionin hetimor parlamentar për dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore. Arsyeja për moskonstituimin është mungesa e deputetëve të pushtetit, pra të koalicionit LVV dhe Guxo.

Ndonëse ka dështuar tri here, sot deputetët e Kuvendit do të synojnë për të katërtën herë ta konstituojnë komisionin hetimor. Mbledhja e komisionit pritet të mbahet në ora 15:00, transmeton EO.

VV-ja e kishte konsideruar një komision të tillë si “hap të ngutshëm”.

“LDK-ja ka ndërmarr një hap i cili është hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Megjithatë, disa muaj ma herët në Kuvend dhe në media janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore.” – deklaronte Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Lajme të ngjashme