E kanosi policin, arrestohet - NACIONALE

E kanosi policin, arrestohet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë një kontrolli në trafik. Sipas policisë, i dyshuari u ndalua për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, ndërsa pas shqiptimit të gjobës dhe konfiskimit të patentëshoferit, ai kërcënoi policin me fjalë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme