E hëna sjell mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 34°C - NACIONALE

E hëna sjell mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 34°C

3 javë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita e hënë, 31 gusht 2026, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë më të pranishme në zonat malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Lajme të ngjashme