E goditi me thikë – arrestohet një person në Gjilan - NACIONALE

E goditi me thikë – arrestohet një person në Gjilan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24 orësh të Policisë, është njoftuar se dje në orët e hershme të mengjesit, një qytetar nga Gjilani, kishte kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi ishte goditur me thikë nga persona të panjohur.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar se e ka arrestuar personin e dyshuar mashkull kosovar, si dhe i njejti është dërguar në mbajtje 48 orë, me urdhër të Prokurorit.

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lajme të ngjashme