E emëruan vetë, por deputeti i VV-së e kërkon shkarkimin e Bordit të KPM-së: S’ka kredibilitet
Sot po mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administratë Publike dhe Media, ku po raporton Bordi i Komisionit për Media.
Në këtë komision, tashmë është kërkuar shkarkimi i Bordit të KPM-së. Më saktë, deputeti i VV-së, Nijazi Isaku, ka folur me tone kritike ndaj Bordit të KPM-së, duke kërkuar “shkarkim dhe vetëm shkarkim”.
“Akoma më shumë më forcohet bindja se ky bord s’ka kredibilitet më shumë me udhëheq me këtë bord të KPM-së. Shkarkim dhe vetëm shkarkim, shkarkimi i bën mirë KPM-së” – tha deputeti i VV-së në fjalën e tij në komision.