‘E drejta e barabartë e shteteve’: Konjufca tregon çka shkruan në planin franko-gjerman
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në një pjesë të propozimi franko-gjerman, rregullohet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas një kapitulli të Kombeve të Bashkuara.
Konjufca në Rubikon ka treguar se aty përmendet e drejta e barabartë e shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe e drejta e vetëvendosjes së palëve.
“Relacionet mes Kosovës dhe Serbisë do të organizohen sipas një artikulli 2, të kapitullit 2, të Kombeve të Bashkuara, që është e drejta e barabartë e shteteve, shkruan aty, sovraniteti dhe respektimi i sovranitetit reciprok si dhe e drejta e vetëvendosjes së palëve, të të dy palëve, me ia respektu të drejtën e vetëvendosjes”, ka thënë Konjufca.
Kryeparlamentari në Rubikon ka thënë se pavarësisht rezervave që kanë, Qeveria konsideron se ky është një plan bazë për t’i zgjidhur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Po tashmë i kemi dërguar mendimet, Qeveria dhe kryeministri Kurti i ka dërguar mendimet rreth këtij plani. Të gjitha ato rezervat që i kemi, e kanë fjalinë e parë, paraprihet prej fjalisë me të cilën fillon, kjo e cila është që ky është një plan bazë, një plan i mirë për me i zgjidhë deri në njohjen e plotë, relacionet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
