E diela me mot të vranët dhe temperatura deri në 27 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por me periudha të shkurtra me diell.
Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.