E çuditshme, ministri Aliu pretendon se Qeveria Kurti kishte gisht në futjen e Radoçiqit në listën e zezë të ShBA-së
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shpërndarë një postim të mëhershme të zëvendësministrit të tij, Hysen Durmishi, i cili kishte treguar se kompanisë së Milan Radoiçiqit ia kishin shkëputur një kontratë ku ajo ka qenë në konsorcium.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur edhe një pretendim të çuditshëm.
Sipas tij, Qeveria Kurti kishte gisht në futjen e Radoiçiqit në listën e zezë të ShBA-së.
“RIKUJTIM: Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radoiçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium. Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë. Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, ka shkruar Aliu.