E çuditshme: Liburn Aliu e mban çadrën brenda impiantit, fotografia bëhet virale
Dje Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, mori pjesë në përurimin impiantit për tretjen e ujërave të ndotura. Në Gjakovë, ai qëndrou bashkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili edhe postoi në lidhje me këtë temë.
“Impianti i ri në Gjakovë, vjen pas atyre në Prizren dhe Pejë, e po i paraprinë atyre në Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë. Së bashku me institucione ndërkombëtare partnere, po synojmë që brenda pesë viteve të ardhshme, të gjitha shtatë kryeqendrat të kenë impiantet e tyre, ndërkohë që për vetëm dy vite kemi siguruar mbi 100 milionë euro grante për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.” – shkroi Kurti.
Por ajo që ra në sy ishte një fotografia në të cilën shihet Aliu me Kurtin e disa të tjerë. E shkrepur brenda objektit të impiantit, Aliu shihet teksa e mban çadrën, përkundër se ishte në brendësi të objektit.
Nuk dihet pse e ka mbajtur çadrën, por Aliu mund ta ketë harruar atë pavetëdijshëm, pasi jashtë po binte shi.
Megjithatë, fotografia u bë virale në rrjetet sociale, e për të kanë shkruar shumë qytetarë e analistë. Sigurisht në tone satire e humori.0
