Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar sërish ta zgjedhë kryesuesin e ri.
Në raundin e dytë të votimit, kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi morën nga pesë vota secili, njëjtë si në raundin e parë.
Në votim morën pjesë 11 anëtarë të KGJK-së, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Me këtë rast, KGJK ka marrë vendim për rishpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.