Dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë – momenti kur qytetarët përplasen me pronarin e marketit në Prishtinë - NACIONALE

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një fëmijë – momenti kur qytetarët përplasen me pronarin e marketit në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i ngacmimit seksual po dyshohet të ketë ndodhur në një market në Prishtinë.

Pronari i marketit ka dyshime se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 6-vjeçar. Kështu shihet në një video të siguruara nga RTV Dukagjini, ku qytetarët e tjerë janë përplasur me pronarin e marketit.

Sipas burimeve, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abuzonte seksualisht me të miturën.

Me të parë atë veprim, dëshmitari fillimisht e ka pyetur “çka e ke këtë vajzë?”, duke iu referuar viktimës, kurse i dyshuari i është përgjigjur se është vajza e tij.Dëshmitarët të cilët po ashtu janë banorë të së njëjtës lagje, janë larguar nga dyqani për t’u kthyer përsëri pas pak minutash.

Momenti:

Lajme të ngjashme