Dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore, policia njofton për zhdukjen e dy vajzave në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Fushë Kosovës.
Policia ka treguar se raportin e kanë bërë prindërit e vajzave.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, vajzat kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore.
“Me datë 09.07.2025 dy ankues – prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.