Dyshohet se janë vjedhur 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë - NACIONALE

Dyshohet se janë vjedhur 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje po dyshohet se ka ndodhur në Teqenë e Madhe në Gjakovë. KlanKosova.tv, raporton, se shifra e vjedhur është marramendëse. Bëhet fjalë për hiq më pak se 200 mijë euro, sipas burimeve të klan kosova.

Rasti u konfirmua për klankosova.tv, nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

”Nga ankuesi është deklaruar se është vjedhur një shumë e madhe e parave. Shuma ende nuk dihet saktësisht për shkak se jemi ende në fazën fillestare”, tha Elezaj.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”

Vjedhja u konfirmua edhe nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.

”Po është e saktë. Me rastin po merren policia”, thuhet në përgjigjen e tyre për klankosova.tv

Lajme të ngjashme