Dyshohet se goditi burrin me të cilin bashkëjetonte, arrestohet një grua në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim në Prishtinë.
E dyshuar është një grua, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht burrin e saj.
Ajo është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 27.11.2024 – 14:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt” – shkruhet në raporitn 24-orësh të PK-së.