Dyshohet se dy persona qëllimshëm ia dogjën veturën “Smart” ferizajasit - NACIONALE

Dyshohet se dy persona qëllimshëm ia dogjën veturën “Smart” ferizajasit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ku njjë burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e tipit “Smart” është djegur.

Vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Për Nacionalen, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Kanun Veseli.

“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën ,,Ahmet Kaçiku,, në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të popicisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin . Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës Dëmi i shkaktuar ëdhtë rreth 20.000 Euro , Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar ,, Zjarrëvenie ,,” – njofton Veseli.

Lajme të ngjashme