Dyshohet për vjedhje të rëndë, policia e shpall në kërkim një person nga Peja - NACIONALE

Dyshohet për vjedhje të rëndë, policia e shpall në kërkim një person nga Peja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Lirim Kurtajt, i cili dyshohet për veprën penale vjedhje e rëndë.

Policia ka treguar se Kurtaj është i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik të Pejës.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: • Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: 'Vjedhje e rёndё'”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme