Dyshohet për “kanosje”, IPK rekomandon suspendimin e zyrtares policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtare policore në Prishtinë, nën dyshimet për veprën penale “Kanosje”.
IPK përmes një komunikate për media, ka thënë:
“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit.
Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”.
Në fund, thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë verimet hetimore, derisa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.