Dyshohet për dy "Fake News" nga një postim i Kurtit kundër gjyqësorit
Javën e fundit ka marrë vëmendje një kundërshti e theksuar e qeverisë ndaj gjyqësorit.
Megjithatë, sipas Insajderit, ekziston pretendimi se në një status të publikuar sot nga kryeministri janë regjistruar dy lajme të rreme.
Sipas mediumit respektiv, ai ka akuzuar gjyqësorin se ka heshtur një lëndë për bllokimin e një investimi.
“Masa e sigurisë, analoge me atë të masës së përkohshme, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë”, ka shkruar Kurti mes tjerash.
Por, sipas portalit hulumtues, kjo nuk është e vërtetë, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, qysh në shkurt të këtij viti, i ka kthyer palës propozuese paditëse, atëherë Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.
Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, që mban datën 22 shkurt 2022, të cilin e ka siguruar Insajderi thuhet se: Refuzohet si i pabazuar propozimi për caktimin e masës së sigurimit të paditëses-propozuese Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të caktohet masa e sigurimit ndaj 17 mijë m2.
Raporti i plotë KËTU