Dyshohet për dhunimin e një 18 vjeçare në Ferizaj - NACIONALE

Dyshohet për dhunimin e një 18 vjeçare në Ferizaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Viktima është 18 vjeçare, përderisa i dyshuari është 42 vjeçar, që sipas policisë ka të kaluar kriminale.

Rastin e ka konfirmuar për Nacionalen drejtori i Policisë në rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, duke thënë se i dyshuari është arrestuar të dielen dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Një vajzë 18 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 42 vjeçare, i cili ka të kaluar kriminale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Shabani.

Lajme të ngjashme