Dyshohet për dhunë seksuale: Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi - NACIONALE

Dyshohet për dhunë seksuale: Aktakuzë në mungesë ndaj një serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi me incialet G.V

I njëjti dyshohet për dhunë seksuale gjatë luftës.

Njoftimi:

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër G.V., i nacionalitetit serb.

Kjo nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Në njoftim thuhet se hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.”

Lajme të ngjashme