Dyshohen për “vrasje e mbetur në tentativë’” në Ferizaj, policia shpall në kërkim dy persona - NACIONALE

Dyshohen për “vrasje e mbetur në tentativë’” në Ferizaj, policia shpall në kërkim dy persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për “Vrasje e mbetur në Tentativë” dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tyre.

Policia e Kosovës ka thënë se të dyshuarit janë dy vëllezër B.Z (26 vjet) dhe B.Z (24 vjet) dhe deri me tani nuk janë paraqitur në polici dhe në arrati.

Rasti ka ndodhur me datën 26 gusht 2024 në fshatin Greme të Ferizajt ku kishte mbetur i plagosur një person.

“Deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati. Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme