Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, Hamza: Serbia ende s'ka dhënë llogari për krimet monstruoze
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas gërmimeve në Zubin Potok, ku po kërkohen mbetje mortore nën dyshimet për një varrezë masive.
Ai tha se edhe pas 27 vitesh, familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre.
“Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullsinë tonë”, deklaroi Hamza.
Sipas tij, Kosova ka paguar një çmim të lartë gjatë luftës, ndërsa kërkesa për të vërtetën dhe drejtësinë mbetet detyrim shtetëror.