Dyshimet për dallavere në njehsorët e rrymës: Azemi thirrje qytetarëve t'i dërgojnë fakte për t'i çuar në Prokurori
Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, publikoi një video ku shpjegon se si të kontrollohen njehsorët e rrymës dhe kërkoi dokumentim nga qytetarët për t'i përfshirë ato në një dosje për dërgim në Prokurori Speciale.
Ai u bëri thirrje atyre që kanë vërejtur parregullsi në njehsor të rrymës, për çka gazeta Nacionale raportoi gjerësisht, që të dërgojnë video dhe fotografi, për t’i përfshirë në një dosje për Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas Azemit, provat fillimisht do t’i dorëzohen KEDS dhe KESCO, para se të procedohen për hetim.
Ai theksoi se dyshimet nuk lidhen me gabime teknike, por me “vjedhje sistematike”.
Sipas tij, përfshirja e qytetarëve është thelbësore për të ndërtuar rastin dhe për të çuar çështjen deri në ndëshkim penal.