Dyshime për një tender 155 mijë euro, në Komunën e Gjilanit - NACIONALE

Dyshime për një tender 155 mijë euro, në Komunën e Gjilanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania “ARF Sh.P.K” ka arritur të nënshkruajë një kontratë për ‘furnizim me material zyrtar’ në vlerë 155 mijë euro me Komunën e Gjilanit falë një dokumenti që dyshohet se është i falsifikuar. Raporton Kallxo.com.

Gjatë fazës së tenderimit, kjo kompani ka dorëzuar në Komunën e Gjilanit një referencë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes se gjoja e njëjta ka kryer me sukses një kontratë me këtë ministri për kohën që është kërkuar nga Komuna e Gjilanit.

Përmes këtij dokumenti, kjo kompani ka arritur të plotësojë një nga kriteret e tenderit që operatori ekonomik ka kryer me sukses tri kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e fundit

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e shkuara nga data e publikimit të njoftimit të realizuara minimumi në vlerë prej 180,000.00 euro” – thuhet në njoftimin për kontratë të këtij tenderi.

Përmes qasjes në dosjen e tenderit, janë siguruar referencat që kishte dorëzuar kompania “ARF Sh.P.K” në tenderin për furnizim me material zyrtar, të hapur në nëntor të vitit 2021.

Një nga dokumentet që ishte në dosjen e kompanisë “ARF Sh.P.K” ishte një referencë që pretendohet që është lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes më 31 janar 2019, për një kontratë në vlerë 80 mijë e 363 euro.

Kjo referencë nuk posedon vulën e Ministrisë së Mbrojtjes, institucioni që pretendohet që e ka lëshuar. Madje, kjo referencë e dorëzuar nuk posedon fare vulë.

Për këto keqperdorime, mediumi kallxo.com, ka raportuar gjatë ditës së sotme, duke dhënë detaje shtesë.

Lajme të ngjashme