Dy vjet qeverisje, Kurti: U krijuan 40 mijë vende pune, të tjerët premtonin 200 mijë e s'i bënin as 2 mijë - NACIONALE

Dy vjet qeverisje, Kurti: U krijuan 40 mijë vende pune, të tjerët premtonin 200 mijë e s'i bënin as 2 mijë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e vazhduar intervistën e tij në Debat Plus në Dukagjin, që për autor ka moderatorin Ermal Panduri. Kurti, pasi foli gjerë e gjatë në lidhje me të kaluarën e tij e marrëveshjen e Ohrit, foli edhe në lidhje me qeverisjen e tij 2-vjeçare.

Ai tha se për këto dy vite janë hapur 40 mijë vende të reja të punës.

“Unë nuk kam ardhur në qeverisje duke ju thënë do t’ua rrisim rrogën, kështu kanë ardhur ata paraprakët. Unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës, janë gjatë këtyre dy viteve rreth 40 mijë vendeve të punës shtesë në tregun e punës. Tjerët kanë premtu 200 mijë, s’i kanë bë as 2 mijë, janë 40 mijë në këto dy vite, që është vit me pandemi, Covid-19, që është vit me krizën energjetike dhe të tjera të shkaktuar iflacionare të shkaktuar pas agresionit të Rusisë në Ukrainë” – deklaroi Kurti, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme