Dy vjet burg dhe 14 mijë euro gjobë për Lubisha Milkoviq, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it
Lubisha Milkoviq, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 2023, është dënuar me 2 vjet burg dhe 14 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi ndaj Milkoviq u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, pasi i akuzuari ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, Milkoviq u dënua me 2 vjet burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, kurse për “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” u dënua me 6 muaj burgim i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 14 mijë euro, të cilën detyrohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh.