Dy të akuzuar të tjerë për grabitjen e bizhuterive në Luvër
Dy persona të tjerë janë vënë nën akuzë lidhur me një vjedhje në Muzeun e Luvrit në Paris muajin e kaluar, raportojnë mediat franceze.
Një grua 38-vjeçare, e cila nuk është identifikuar me emër, po ndiqet penalisht për bashkëpunim në vjedhje të organizuar dhe për komplot kriminal me qëllim kryerjen e një krimi. Një person tjetër u akuzua gjithashtu të shtunën, por detajet ende nuk janë bërë publike.
Të dy u arrestuan më herët gjatë kësaj jave së bashku me tre persona të tjerë. Dy burra që ishin arrestuar më parë ishin akuzuar tashmë për vjedhje dhe komplot kriminal, pasi zyrtarët thanë se ata “kishin pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre në grabitje.
Bizhuteritë me vlerë 88 milionë euro (76 milionë £; 102 milionë dollarë) u morën nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor.