Dy të zhdukur nga përmbytjet në Malësinë e Madhe - NACIONALE

Dy të zhdukur nga përmbytjet në Malësinë e Madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një veturë është marrë nga uji në Malësi të Madhe të Shqipërisë, më saktësisht në vendin e quajtur “Grykë Lugje”

Babë e bir llogariten të zhdukur, përderisa vajza e mitur ka shpëtuar. Kështu njofton Policia e Shqipërisë, transmetojnë mediat atje.

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen pjesëtarët e Policisë. Euronews raporton se dy personat kanë mbetur të vdekur, dhe po punohet që të nxjerren nga uji.

Lajme të ngjashme