Dy të vrarë nga sulmi në një sinagogë në Manchester - NACIONALE

Dy të vrarë nga sulmi në një sinagogë në Manchester

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy njerëz u vranë në një sulm afër një sinagoge në Manchester të Anglisë.

Sulmuesi u qëllua më pas nga policia dhe besohet se ka vdekur, raporton gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, policia tha se tani për tani një gjë e tillë nuk mund të konfirmohej.

Njësiti për deminim është ftuar të reagojë dhe ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tre njerëz të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje serioze, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.

Lajme të ngjashme