Dy të vrarë në Montreal të Kanadasë, i vdekur edhe i dyshuari - NACIONALE

Dy të vrarë në Montreal të Kanadasë, i vdekur edhe i dyshuari

14 orë më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë vdekur, përfshirë një polic, pas të shtënave me një të dyshuar, i cili gjithashtu u vra të hënën pasdite në Montreal të Kanadasë, tha policia lokale.

Një police u dërgua në spital në gjendje kritike, por gjendja e saj tani është stabile, tha komandanti i policisë lokale, Fady Dagher, në një konferencë për gazetarë. Ai shtoi se një civil ka pësuar lëndime të lehta.

Burime brenda organeve të rendit besojnë se i dyshuari e kishte në shënjestër policinë, raporton televizioni CNN.

“Dukej se ishte pritë” – tha një burim i organeve për sundimin e ligjit.

Policia është duke ekzaminuar një manifest që është i gjatë mbi 100 faqe, për të cilin besojnë se mund të jetë shkruar nga sulmuesi.

“Sot, njëri prej nesh ka rënë gjatë kryerjes së detyrës së tij për të mbrojtur e për të shërbyer” – tha para gazetarëve komandanti Dagher.

Një pushkë e gjatë, e përdorur nga i dyshuari, u sekuestrua në vendin e ngjarjes, shtoi ai, ndërsa policia po punon në mënyrë aktive për ta siguruar vendin e ngjarjes dhe për të kërkuar ndonjë viktimë tjetër të mundshme.

Policia ka kërkuar nga publiku që edhe më tej ta shmang zonën, ndërsa nga ata që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë të qëndrojnë brenda “deri në një njoftim tjetër”.

Lajme të ngjashme